Pasaportat false italiane, 28 te akuzuarNë një listë të publikuar në internet, në korrik të vitit 2008, ishin përfshire 150 lojtarë që mund të kishin paguar nga 20 deri 30 mijë euro

Publikoje ne:
Njëzet e tetë të akuzuar dhe 700 pasaporta false italiane janë në mega-procesin e Gjykatës Federale të Buenos Aires në Argjentinë. Një hetim prej 111 faqesh ka vënë nën akuzë 28-30 persona të inkriminuar të cilët kanë shpejtuar praktikat e pasaportave. Për momentin nuk ka ndonjë emër futbollisti, por hetimet do të zhvillohen edhe për ta.
Në vitin 2000 shpërtheu skandali për pasaportën false të Juan Sebastian Veron. Skuadra e Lacios pranoi se kishte paguar për një shërbim të tillë 110 mijë dollarë.
Midis lojtarëve mendohet se janë Diego Buonanotte, Gabriel Milito (nuk ka një pasaportë italiane për momentin) dhe Maximiliano.
Në një listë të publikuar në internet, në korrik të vitit 2008, ishin përfshire 150 lojtarë që mund të kishin paguar nga 20 deri 30 mijë euro për të marrë një pasaportë italiane brenda një periudhe prej 30 ditësh.
E Merkure, 16 Shtator 2009