E Hënë, 2 Nëntor 2026

Grupi Kuvendor i LSI me 9 deputet

Neritan Ceka pritet te jete zyrtarisht deputeti me i ri i grupit parlamentar te Levizjes Socialiste per Integrim. Subjekti politik, i drejtuar nga ish-kryeministri Ilir Meta, duket te kete forcuar pozitat ne raport grupesh parlamentare. Dje eshte bere kerkesa per kalimin e kreut te Partise Aleanca Demokratike te grupi i LSI-PDS-se. Me pare te njejtin veprim e kishte kryer ish-nenkryetari i grupit parlamentar socialist, Petro Koci.

Vete grupi kishte ne perberje shtate deputete, mes te cileve Ilir Meta, Pellumb Xhufi, Ndre Legisi, Spartak Braho, Dritan Prifti dhe Nikollaq Neranxi te zgjedhurit e Levizjes Socialiste per Integrim. Ketij grupi deputetesh iu bashkua edhe Paskal Milo, kryetari i Partise Demokracia Sociale. Duke llogaritur edhe dy prurjet e reja ne total, grupi i LSI-PDS do te kete ne listen e anetareve emrat e nente deputeteve.

Largimi i socialistit Petro Koci u be vetem nje dite pasi me votat e Partise Demokratike dhe Partise Socialiste u miratua paketa e ndryshimeve ne Kushtetute. Ne shenje distancimi me qendrimin e Partise Socialiste, ku bente pjese, Koci deklaroi shkeputjen, duke lene te hapur kalimin te LSI-ja.

Sakaq, kreu i Partise Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, kishte nje grup parlamentar me shtate deputete. Pese ligjvenes ishin dhene borxh nga Partia Socialiste aleatit te tyre, me qellim sigurimin e ekzistences se ketij grupi. Zhvillimet me te fundit brenda te majtes sollen carjen ne marredheniet mes dy partive, duke dhene si pasoje te pare shkrirjen e grupit parlamentar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›