Grupi Ndërkombëtar për Kosovën, takim në tetë shkurt
Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën do të diskutojë më 8 shkurt në Bruksel zhvillimet në vend në kuadër të zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin.
Takimi do të jetë në nivel drejtorësh për Ballkanin. Kosova në takim do të përfaqësohet nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku.
Momentalisht Kosova është në prag të formimit të qeverisë së re. Kryeministri Thaçi ka thënë se ditën e hënë do të nisë bisedimet për koalicion me partitë politike.