Opozita në Serbi, sot miting kundër qeverisë

Partitë opozitare në Serbi ditën e sotme kanë paralajmëruar një miting të madh në Beograd kundër qeverisjes aktuale, e cila sipas tyre ka përkeqësuar situatën sociale në vend. Mediat vendase bëjnë me dije se pagat mesatare në këtë vend janë ulur ndërsa inflacioni është rritur deri në 10,3 %.
Sipas Dhomës së tregtisë serbe, ky është inflacioni më i lartë i regjistruar në Evropë në vitin 2010. Mësuesit në shkollat fillore dhe të mesme filluan grevën të premten e kaluar me kërkesë për rritje të rrogave me mbi 20 për qind, ndërsa shkollat edhe dje kanë qënë të mbyllura.
Bëhet e ditur se negociatat mes grevistëve dhe Qeverisë vazhdojnë dhe mund të përfundojnë deri në fund të javës. Sipas të dhënave të Dhomës së Tregtisë, papunësia në Serbi në dhjetor ka arritur 26,74 për qind.