Grupi i PS: Në shtator rinisin protestat

PS-ja do të rinisë në shtator protestat. Ky është vendimi i marrë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste në mbledhjen e sotme.
Në një prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi ka theksuar se opozita do të rinisë sërish protestat në shtator dhe gjithashtu do të mbajë edhe një qëndrim të kushtëzuar me Parlamentin.
Sipas tij duke nisur nga shtatori Partia Socialiste nuk do të japë asnjë konsensus për asnjë ligj që do të shkojë Kuvend për t'u miratuar.
Gjithashtu Ruçi theksoi se vendimi për t'ju rikthyer protestave lidhet me mungesën e vullnetit të maxhorancës për t'i dhënë zgjidhje krizës politike.