E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi i PS: S’votojmë kandidaturën për President

Mbledhja e grupit përfundoi para pak momentesh, duke mbajtur të njëjtin qëndrim siç është mbajtur edhe më parë gjatë ditës së sotme. “Grupi ynë miratoi qëndrimin që mbajtëm edhe në tryezë me Astrit Patozin”, tha nënkryetari i grupit, deputeti Sajmir Tahiri.

Ai shtoi se qëndrimi i Partisë Socialiste nuk lidhet me kandidaturën, por me procesin. “Ne kemi bërë një ftesë për mazhorancën, të strukturohet një proces. Një kandidaturë e propozuar nga mazhoranca nuk është i pranuar për ne”, shtoi ai. Edhe gjatë takimit të sotëm midis kryetarëve të grupeve të PD-së dhe PS-së, palët nuk patën dakordësi.  Deputetët e opozitës kanë vendosur që të jenë në seancën, por nuk do të japin votën e tyre.  /Start/

                                                                                             2012-05-30 10:10
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›