E Diel, 1 Nëntor 2026

OKB, 112 paqeruajtës kanë vdekur në 2011-n

Një total prej 112 ushtarësh, policësh dhe civilësh, të cilët shërbejnë në operacionet paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në mbarë botën, kanë humbur jetën në vitin 2011, si pasojë e akteve armiqësore, aksidenteve apo sëmundjeve, ka bërë të ditur OKB-ja.

Misioni ynë vëzhgues në Siri është shembulli i fundit, i cili tregon se si komuniteti ndërkombëtar i kërkon OKB-së zgjidhje të sfidave, ka thënë sekretari i përgjithshëm i këtij mekanizmi, Ban Ki Mun.

Në Siri janë rreth 260 vëzhgues të paarmatosur, të cilët janë ngarkuar me monitorimin e armëpushimit në muajin prill.

Në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork është mbajtur një shërbim përkujtimor për të gjithë ata që kanë humbur jetën duke shërbyer në misionet e OKB-së.

Aktualisht, OKB-ja ka 16 misione paqeruajtëse në mbarë botën, që përfshijnë mbi 100 000 ushtarë dhe civilë nga 116 shtete. / REL

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›