E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupi i muzikes rok Minus the Bear feston 10 vjetorin e krijimit

Anetaret e grupit te muzikes rrok nga qyteti i Seattle-it  Minus the Bear kane 10 vjet qe punojne bashke dhe te kater albumet i kane regjistruar ne studion e tyre muzikore. Por albumi i fundit ka nje risi. I titulluar Omni ky album eshte permbledhja e te gjitha kengeve me te mira te grupit ne vite dhe grupi po e ben promovimin e tij ne nje turne qe ka nisur anembane Shteteve te Bashkuara.

Pjestaret e grupit Minus the Bear kane kenduar bashke qe kur ishin 20 vjecare.

Grupi po feston tani 10 vjetorin e tij permes nje turneu anembane Shteteve te Bashkuara ku po kendojne kenget e albumit te tyre te pare Higly Refined Pirates.

Kengetari dhe udheheqesi i grupit Jake Snider thote disa kenge te albumit ata nuk i kane  interpretuar ndonjehere ne koncerte.

.. Nuk i kendojme shpesh keto kenge sepse tani perfaqesojme brezin e 30 vjecareve dhe nuk jemi me 20 vjec.

Edhe kitarristi Cory Murchy thote se pritja e publikut ka qene me e mire se cmendohej.

Keto kenge ka rreth 10 vite qe jane krijuar dhe te marresh ate energji pozitive nga publiku eshte e mrekullueshme.

Une nuk dua ti kthehem ceshtjes se moshes une jetoj momentin dhe e vleresoj shume qe njerezit na ndjekin ende neper koncerte.

Kritika ka vleresuar albumin e katert te grupit me titull Omni per ekuilibrin mes muzikes alternative rrok dhe muzikes pop.

Snider thote se te mbahej kjo barazpeshe ishte nje nga kenaqesite qe iu dha puna me albumin.

.. .ishte nje perzierje e rrymave te ndryshme muzikore dhe ne u perpoqem ti sjellim ne rrymen e muzikes pop.

Grupi Minus the Bear e regjistroi albumin Omni ne studion e tyre ne Seattle. Por per here te pare pjestaret e gurpit ftuan edhe nje producent  te njohur. Joe Chicarelli ka patur sukses te madh gjate 30 viteve te fundit duke punuar me emra te spikatur te shume grupeve te muzikes pop dhe rok alternativ.

Ishte nje pervoje interesante procesi i regjistrimit te zerave ishte shume i suksesshem e dha nje rezultat shume te mire.

Qe prej 10 vitesh qe grupi Minus the Bear ka nisur te punoje sebashku Interneti dhe perhapja dixhitale e kengeve ka ndryshuar industrine muzikore. Murchy dhe Snider thone se grupi eshte pershtatur gjate kesaj kohe ndryshimesh.

Tani nje adhurues i muzikes sone mund te hyje ne internet e te perzgjedhe kenget e muziken qe deshiron. Dhe ky eshte nje hap i madh per ata qe e pelqejne muziken. Ata vendosin vete nese duan ose jo dicka perpara se ta blejne albumin thote Murchy.

shte veshtire te percaktosh pergjate ketyre 10 viteve ndryshimet nese nuk do te kishte keto zhvillime te kesaj natyre. A do te kishim kete shikueshmeri qe kemi nese nuk do te ekzistone qasja dixhitale ne muzike apo do te ishte me e madhe... shte e veshtire te thuhet. Por kohte tona na japin me shume publicitet pasi ne kohen tone ishte vetem radioja apo kaseta qe qarkullonte tek gjithe klasa thote Shnider.

Jake Snider thote se talenti i grupit Minus the Bear per gjetje te reja eshte rezultat i pese mendejve te ndryshme qe punojne bashke.

Ndersa Cory Murchy thote se ndonese ka risi nga nje album tek tjetri ende grupi ka nje prirje te njejte per te sjelle muziken e tyre perpara adhuruesve te saj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›