E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapet ne Nju Jork nje ekspozite me punimet e piktorit Diego Rivera

Ne vitin 1931   Muzeu i artit modern i cili kishte vetem dy vjet qe ishte ndertuar perzgjodhi piktorin e veprave murale Diego Rivera per nje ekspozite - duke e ftuar ne Nju Jork qe te krijonte nje veper enkas per kete muze. Ndonese Rivera vdiq ne vitin 1950 ai u kthye ne jete permes filmit Frida ne vitin 2002 ku tregohen marredheniet me gruan e tij piktoren Frida Kahlo.  Disa prej punimeve te tij te ekspozuara 80 vite me pare po paraqiten tani ne muzeun e artit ne Nju Jork.

Piktori muralist Diego Riviera portretizuar nga Alfredo Molina eshte personazhi kryesor ne filmin Frida te vitit 2002.

Rivera ishte komunist dhe ai krijoi artin politik neper mure.

Tani mbas 80 vitesh disa prej punimeve me te spikatura te Riveres u paraqiten ne Muzeun e Artit ne Nju Jork ku ekspozohen 5 nga 8 punimet masive murale qe MOMA ka ne koleksionet e veta qe nga viti 1931.

Ato jane deshmi e qarte e terheqjes se Riveres nga historia meksikane dhe urrejtjen qe ka per kolonizimin dhe kapitalizmin.

Leah Dikerman eshte kuratore e muzeut Moma

Rivera ka krijuar vepra qe na bejne te mendojme rreth shoqerise sone rreth klasave ne shoqeri si dhe pabarazise moderne ne bote.

Nje shembull i kesaj eshte piktura murale Frozen Assets qe tregon gratacielet mbi gjithshka- dhe ky eshte pikveshtrimi i tij per klasat e uleta

Ne shikojme te gjitha aspektet e arkitekutures moderne qe ai sjell nga pozicione te ndryshme te mbledhura ne rrjet. Nen te shihet streha e nje te papuni ne rrugen East 25. E nen te shihet nje banke ku te pasurit presin per te numeruar asetet e tyre.

Vizitoret kane mbushur sallen e muzeut qe kur ekspozita u hap ne nentor. Historianja e artit Ana Indic Lopez thote se kjo ndodh pasi mesazhet e Riveres mbeten bashkekohore edhe sot.

Ky punim komunikon me njerezit edhe sot. Nese shohim gazetat e dites do te gjejme levizjen Pushtimi i Wall Streeted ngado pra keto ceshtje sociale nuk jane larguar me kohen.

Vizitoret kane te njejtim mendim

Ajo qe Diego Riviera tregoh me punimet e tij eshte interesi i tij per kryengritjen e njerezve te zakonshem ndaj se perditshmes.

Keto vepra jane prekese duket sikur ai i ka pikturuar ne ditet tona.

Ne kete ekspozite ka edhe punime me bojera uji. Disa prej tyre nga udhetimi i Riveres ne Moske si dhe punime te tjera.

Mes tyre eshte edhe nje prej punimeve me te famshme te Riveres ndonese pak njerez e kane pare ate.

Vepra Njeriu ne udhekryq ishte porositur nga familja Rrokfeler per qendren Rokfeler ne Manhaten. Por Rokfeleri  kundershtoi qe te ishte ne pikture  portreti i Leninit.

Sic eshte paraqitur edhe ne filmin Frida Rivera u pezullua nga puna kur refuzoi te hiqte Leninin nga piktura dhe vepra u shkaterrua.

Rivera i patrembur nga ajo qe ndodhi u rikthye ne Meksiko dhe krijoi nje pikture murale thuajse identike per Palacio de bellas Artes atje. Muzeu i Artit modern do te ekspozoje vepren e Diego Riveres deri  ne mes te muajit maj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›