Grupi i zjarrit ne dispozicion 2580 fisheke 9 mm kunder turmes nese hynte ne kryeministri

ARRESTIMET
TIRAN- Plani i masave i sekuestruar nga prokuroria e qe mban firmen e Komandantit te Gardes se Republikes personit nen hetim gjeneral Ndrea Prendi ka zbardhur emrat e pese te dyshuarve tashme te arrestuar si autore te kater vrasjeve dhe gjashte plagosjeve me arme zjarri diten e demonstrates se 21 janarit. Ky fakt konfirmohet nga burimet konfidenciale prane institucionit qendror te akuzes sipas te cileve pese efektivet e njesise speciale tashme te arrestuar ishin caktuar si grupi i zjarrit per demonstraten e 21 janarit.
Thene ndryshe ne krahun mes nderteses se kryeministrise dhe piramides ishin caktuar pese efektivet e arrestuar Agim Llupo Agron Malaj Sadik ela Gazmend Ahmetaj dhe Mark Nikolli si te vetmit persona qe mund te qellonin drejt turmes nese aty hynin brenda rrethimit te kryeministrise ne zbatim te ligjit per mbrojtjen e institucioneve. Te pese te arrestuarit diten e demonstrates ishin nen urdhrat e Komandantit te Njesise Speciale te Gardes majorit Alfred Ahmetcanaj i cili pas 42 oreve izolim u lirua nga Gjykata nen masen e sigurise detyrim per paraqitje. shte sekuestruar plani i masave dhe plan vendosja e efektiveve te Gardes per demonstraten e 21 janarit.
Te arrestuarit Agim Llupo Agron Malaj Sadik ela Gazmend Ahmetaj dhe Mark Nikolli nen komanden e major Alfred Ahmetcanaj ishin caktuar si personat e grupit te zjarrit. Keta persona kishin te caktuar edhe vend pozicionet e tyre nese situata do te dilte nga kontrolli. Sipas ketij plani keta gardiste ishin vendosur pak metra mbi porten dy ku futen ministrat buze bulevardit Deshmoret e Kombit te ndare ne forme gjysem rrethi. Secili prej tyre kishte marre ne dorezim nga 430 fisheke luftarake te kalibrit 9 mm qe perdoren per armet e tyre te tipit MP-5-thuhet nga burimet duke iu referuar edhe librit te regjistrit te armeve dhe municioneve. Sipas ketyre te dhenave mesohet se i vetmi qe diten e demonstrates nuk kishte armen me vete ka qene komandanti i njesise speciale Ahmetcanaj edhe pse ishte caktuar si drejtues i grupit te zjarrit. Gjithashtu para se te niste demonstrata mesohet se te pese gardistet ishin instruktuar qe mos te qellonin pa urdher por vetem ne rastet kur ligji e parashikon perdorimin e armes. Sipas ketij ligji ne asnje rresht apo paragraf nuk parashikohet qe efektivet e Gardes te qellojne me arme zjarri jashte rrethimit te nderteses-thane burimet e akuzes duke iu referuar legjislacionit ne fuqi. Po keto burime konfirmuan faktin se arrestimi i tyre eshte bazuar mbi akt-ekspertimin e gezhojave te gjetura ne oborrin e kryeministrise ku rezulton se te gjitha mbetjet e kalibrit 9 mm jane shkrepur nga armet e tyre. Vete te arrestuarit gjate marrjes ne pyetje vetem pak ore para arrestimit dhe diten e arrestimit te kolegut te tyre Llupo kane mohuar se kane qelluar ne drejtim te turmes.
Kane pranuar se kane qelluar me armet e tyre por ne ajer dhe jo drejt turmes-thane burimet. Por gjurmet e predhave qe jane lene ne kangjellat e rrethimit te kryeministrise kane rrezuar pretendimet e tyre pasi sipas keqyrjes rezulton se plumbat kane nje distance nga toka prej 1.60 - 1.90 cm. Gjithashtu mesohet se arrestimi i tyre ka ardhur ne zbatim te vendimeve te Gjykates se Shkalles se Pare konkretisht te gjyqtarit te masave Shkelqim Mustafa i cili kishte vendosur masat e sigurise arrest me burg me afat 30 ditor per kater efektivet e Gardes packa se prokuroria kishte kerkuar izolimin e tyre ne qeli nen masen e sigurise Arrest me burg. Pritet qe gjate ketij afati 30 ditor prokuroria te siguroje ekspertimin balistik dhe krahasues te dy predhave te gjetur ne trupin e te vrareve Faik Myrtaj dhe Aleks Nika per te nxjerre autorin e ketyre dy vrasjeve.
Gjithashtu ne ditet ne vazhdim prokuroria pritet te siguroje edhe akt-ekspertimin e dy predhave te gjetura ne nje pishe qe ndodhet buze trotuarit te bulevardit dhe zyrave te nje banke qe ndodhet tek Kullat Binjake. Pese efektivet e gardes tashme te arrestuar Llupo Malaj ela Ahmetaj dhe Nikolli dyshohet se kane konsumuar veprat penale te vrasjes ne rrethana cilesuese me shume se nje person ne bashkepunim dhe shperdorim detyre sipas Kodit Penal Ushtarak.