Kabineti Berisha i mbytur ne skandale

Sali Berisha
Emri i tij dhe i djalit eshte permendur ne pergjimet e Gerdecit publikimi i te cilave u pasua nga vdekja e dyshimte e deshmitarit kryesor denoncuesit Kosta Trebicka. Bilanci i shperthimit ishte 26 jete te humbura 300 te plagosur dhe rreth 28 milione euro deme. Ne 21 janar 2011 ishte ne zyre nderkohe qe forca te Gardes qelluan ne turmen e protestuesve anti-qeveritare me pasoje 4 te vdekur dhe se paku 6 te plagosur. Begraundi i tij politik eshte traghik. Ne vitin 1997 shteti i tij ra dhe nga kaosi Shqiperi pesoi deme te pariparueshme 4000 njerez u vrane dhe ekonomia falimentoi. Ne 14 shtator 1998 organizoi grusht shteti. Parlamenti i hoqi imunitetin ne 18 shtator por nuk u arrestua pas marreveshjeve politike me kundershtaret e tij.
Ilir Meta
Ne nentor 2010 ishte pergjegjesi kryesor per permbytjen e peste te Shkodres dhe fshatrave perreth. Nje video e marsit 2010 e implikon nderkohe ne nje favorizim korrupsioni prej 700 mije eurosh. Ne 28 qershor trafikoi 80 mije vota te majta per te prishur barazimin qe doli nga kutite e votimit dhe per te mbajtur ne pushtet Sali Berishen.
Si kryeminister ne vitet 1999-2001 eshte pergjegjes per privatizimet ku asete dhe ndermarrje te ekonomise shteterore u shiten fare lire. Ne dimrat 2000-2001 futi vendin ne kolaps nga mosmenaxhimi i krizes energjetike
Dritan Prifti
Ne vitin 2002 ishte akuzuar nga ish-kryeministri Nano se ishte perfshire ne nje afere korruptive me importimin e energjise elektrike dosje qe u mbyll nga prokuroria.
Si minister i Energjetikes ne dhjetor 2009 - janar 2010 ishte pergjegjesi kryesor per permbytjen e pare ne zonen e Nenshkodres. Pas Zgjedhjeve te 2009-s ishte i pari qe deklaroi publikisht se mandati i tij i perkiste Sali Berishes deklarate e cila u pasua nga nenshkrimi i aleances Berisha-Meta per nje qeveri qe rezultoi me pas e goditur nga skandale te njepasnjeshme korrupsioni.
Lulzim Basha
I akuzuar prej vitit 2007 per zhdukjen masive te fondeve te buxhetit te shtetit me ndertimin e rruges Durres-Kukes. Rruga nga rreth 400 milione dollare mendohet te kushtoje tani kater here me shume fonde qe jane marre nga buxheti i shtetit dhe ne forme kredish bankare me interesa te larte tregtare. I shpetoi gjykimit ne saj te nje loje me afatet dhe procedurat nderkohe qe vjedhja ishte faktuar nga KLSH dhe Prokuroria.
Pas 21 janarit 2010 akuzohet se ne postin e Ministrit te Brendeshem ka qene pjese e urdher-dhenesve te ushtareve dhe oficereve te Gardes se Republikes per te qelluar mbi turmen e demonstruesve duke vrare kater dhe duke plagosur dhjetra te tjere.
Majlinda Bregu
E perfshire ne histori korruptive duke shfrytezuar postin shteteror per te favorizuar familjaret per biznese me fondet publike dhe lidhje te te te afermve te saj me nje drejtues te larte te Sacra Corona Unita Itali arrestuar ne Vlore pak muaj me pare. Sipas te dhenave Bregu kishte nderhyre per te perfituar per bashkeshortin dhe kunatin liccensa koncesionare per HEC-e vendore. Kunati i saj ishte bashkortak me Albino Prudentinon mafiozin e ekstraduar tashme ne Itali qe akuzohet per trafik dhe kontrabande. E perfshire edhe ne incidente ordinere bashke me te shoqin ne ambjente private kunder deputeteve rivale.
Arben Imami
Ne mars 1997 ishte drejtues i komitetit te Shpetimit ne Sarande duke kerkuar rrezimin e qeverisjes se Sali Berishes. Ne tetor 2009 ishte ne krye te grupit negociator per nenshkrimin e paktit Shqiperi-Greqi qe i falte vendit fqinj nje hapesire te madhe detare.
Mbremjen e 21 janarit 2011 bashke me Sokol Olldashin mjekun Sami Koceku dhe kreun e Ekzekutivit Sali Berisha dha deshmi te rreme ne media kur deklaroi se protestuesit ishin vrare me arme te lehta nga afer dhe pas veshit ndersa ekspertiza nxorri se ishin vrare me arme automatike nga ato qe perdor garda.
Genc Ruli
Ish-minister i METE-s aktualisht minister i Bujqesise eshte pergjegjes per dhjetra leje koncesionare te deshtuara ne industri dhe energjetike apo ne leje privatizimesh si ai i ish-Ekspozites Shqiperia Sot. Sipas dokumenteve te prokurorise ne korrik 2009 favorizoi nje kompani qe operonte ne Bulqize duke i falur borxhet me ane te nje vendimi qe suprimonte Kuvendin dhe Ministrine e Financave.
Fatmir Mediu
Ish-minister i Mbrojtjes pergjegjesi kryesor bashke me kryeministrin Berisha per hartimin e legjislacionit mbi demontimin e municioneve qe i hapi rruge ndertimit dhe operimit te Gerdecit. Dha doreheqjen kater dite pas tragjedise se 15 marsit 2008 por iu shmang drejtesise duke perdorur imunitetin parlamentar. Si minister i Ambjentit ka pergjegjesine ekzekutive per pergatitjen e ligjit te ri per plehrat duke pergatitur legjislacionin dhe kushtet per importimin e tyre.