E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Grupi mercenar rus Wagner së shpejti do të ndalë së ekzistuari

Grupi privat mercenar rus Wagner, i cili po drejton sulmin ndaj qytetit të Bahmutit në Ukrainë dhe ka qenë aktiv në Afrikë, mund të pushojë se eksistuar së shpejti. 

Kjo u bë e ditur nga themeluesi i grupit Yevgeny Prigozhin në një video që u publikua së fundmi. 

Nuk dihet koha kur është xhiruar videoja dhe nuk kuptohej nëse Prigozhin po fliste seriozisht. 

Në fillim të  kësaj jave ai u shpreh se kishte qenë duke bërë shaka kur tha se forcat e tij nuk do të bombardonin Bahmutin për të lejuar forcat ukrainase që t’i tregonin qytetin gazetarëve. “Përsa i përket nevojës për bombardime në fron dhe çfarë duam, mund të them se sot jemi në pikën ku Wagner po i vjen fundi. Brenda një periudhe të shkurtër kohore ai do të ndalë së eksistuari. Do të bëhemi histori. Asgjë për t’u shqetësuar ndërkohë pasi gjëra të tilla ndodhin” u shpreh Prigozhin në video ku po jepte intervistër për një bloger rus.

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›