E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Presidenti i Koresë së Jugut: Pushtimi rus, shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të ukrainasve

Pushtimi rus është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe të drejtave të ukrainasve. Kështu është shprehur presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, ndërsa shton se është e nevojshme të sigurohet që pushtimi rus i Ukrainës të mos ketë sukses.

Ai bën me dije se Seuli po shqyrton opsionet e tij  për ofrimin e ndihmës ndaj Kievit raporton The Guardian.

“Ne duhet të dëshmojmë se përpjekje të tilla nuk do të arrijnë kurrë sukses, për të bllokuar përpjekjet e mëtejshme që do të bëhen në të ardhmen. Ne po monitorojmë nga afër situatën që po ndodh në fushën e betejës në Ukrainë dhe do të marrim masat e duhura për të respektuar normat ndërkombëtare dhe të drejtën ndërkombëtare. Tani për tani ne po monitorojmë nga afër situatën dhe po shqyrtojmë opsione të ndryshme”, tha ai.

Yoon i bëri komentet në një fjalim në Shkollën Kennedy të Universitetit të Harvardit në ditën e pestë të një vizite shtetërore për të shënuar 70 vjetorin e aleancës SHBA-Koree Jugore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›