E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupi parlamentar i PD: Mizore aktet e Ramës, jo denoncimi i tyre

Akuzat me karakter personal kanë hapur luftë deklaratash mes grupit parlamentar demokrat dhe atij socialist. Pas deklaratave të djeshme të grupit të PS-së, në mbrotjje të Edi Ramës , parlamentarët demokratë i janë përgjigjur sot me anë të Edi Palokës. Në një konferencë për shtyp, Paloka sulmoi sërish kreun e PS-së dhe njëkohësisht të bashkisë së Tiranës, Edi Rama për çështje që kanë të bëjnë me jetën e tij personale. Paloka theksoi se mizore janë aktet që ka bërë Rama dhe jo denoncimi i tyre. "Sipas grupit të PS-së nuk janë mizore akuzat dhe rrahjet publike që i ka bërë bashkëshorteve Rama, por denoncimi i tyre. Grupi i PS-së bëri dje gjethen e fikut për Edvinin, duke mbrojtur aktet e tij", tha ai.
Sipas deputetit demokrat, ditën e djeshme me deklaratën e tyre deputetët e grupit parlamentar i PS-së u kthyen në mjeranë të Edi Ramës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›