Rama: Rrugën tonë nuk e zmbrapsin shantazhet

Kreu i PS-së, Edi Rama ka uruar nga qyteti i Vlorës 97 vjetorin e Pavarësisë. Ai tha se 28 nëntori është gur themeli i shtetit shqiptar. "Unë uroj që 28 Nëntori tjetër t'i gjejë më mirë shqiptarët", theksoi kryesocialisti. Rama tha se 28 Nëntori i 2009-ës e gjen në një situatë tragjike shtetin. "Ky 28 nëntor na gjen në një situatë tragjike. Jemi të fundit për liberaizimin e vizave, dhe kjo për faj të pushtetit", tha ai.
Më tej, kreu i PS-së tha se rrugën e opozitës nuk do ta zmbrapsë asnjë shantazh. Siipas Ramës, hapja e kutive është ajo që mban peng Berishën. "Sali Berisha, diktatori i fundit i regjimit të vjetër është i tmerruar nga autopsia e zgjedhjeve", tha ai.