E Diel, 1 Nëntor 2026

Grupimi Dhjetor 90: Olldashi dhe Basha te na shpallin organizate partnere

bislim
Grupimi Dhjetor 90 ka ndjekur me vemendje dhe interes të veçante garën elektorale brenda partiake pas humbjes çoroditëse që pësoj kualicioni i udhëhequr nga PD-ja në zgjedhjet e 23 Qershorit. Partia Demokratike e themeluar në shumice prej studenteve , pedagogëve intelektualeve dhe elitës së qytetarisë të Kryeqytetit është udhëhequr me kompetence dhe përkushtim nga Lideri i Lëvizjes Studentore Azem Hajdari, nga Sali Berisha, Eduard Selami, Tritan Shehu. Në drejtimin e kësaj force poltike kanë kontribuar edhe drejtues te larte politike e shteteror si Pjetër Arbnori dhe Gramoz Pashko , Aleksander Meksi dhe Uran Butka e dhjetëra figura të tjera që me kontributet e tyre i kanë bërë nder jo vetëm Partisë Demokratike por edhe Shqipërisë. Grupimi ynë si bashkësi idealistësh beson se gara aktuale për lider të ardhshëm te PD-së është një aksion politik i një rëndësie vitale për forcën politike që udhëhoqi vendin pas përmbysjes së diktaturës.
Dy kandidatët në garë po dinamizojnë jetën e partisë, pas një përiudhe harrese dhe letargjie. Kjo garë e para e këtij lloji në këto 23 vite të pluralizmit politik në vend, për ne që e kemi themeluar dhe ngritur Partinë Demokratike, për ne që e këmi përjetuar rrëzimin me armë të saj nga pushteti në vitin e mbrapshtë 97, për ne që e kemi ringritur nga hiri me të njëjtin guxim dhe kurajo si në vitin 90 është gara dhe sfida më e rëndësishme e Partisë Demokratike në historinë e saj. Rezultati i zgjedhjeve të 23 qershorit ka sjellë në realitetin politik shqiptarë shifra të frikshme, pronarët e këtyre rezultateve e rrisin rrezikshmërinë e përdorimit të votës për revansh dhe hakmarrje ndaj pakicës që per ne janë idealistët, të përndjekurit politik, ish-pronarët, sipërmarrësit e rinjë private, punonjësit e përkushtuar dhe profesionistët e administratës shtetërore. Prandaj zgjedhja e Kryetarit të ri të forcës më të madhe të opozitës është një përgjegjesi e madhe qytetare jo vetëm e anëtarësisë së Partisë Demokratike.
Ai që do rezultojë fitues I zgjedhjeve të nesërmen e shpalljes së rezultatit duhet të heq kollaren, të flake parfumet dhe ti përvishet punës për të riorganizuar PD-n e harruar, Kryetari I ri I PD-s duhet të gdhihet në Progonat, në Shalë, në Lënie, në Cernalevë, në Urakë, në Lekbibaj, në Golëm, në Liqënas, në Potom, në Stravaj , në Fishtë e Zall Bastar pa marrë në konsideratë qëndrat e qyteteve të mëdha dhe të vogla ku situata organizative e partisë është edhe me e mjerë.
Ne si fibër e ndjeshme, e qënësishme jo vetëm për resurset njerëzorë që bartim por edhe për përvojën e gjatë, qëndrimet e përhershme dhe pa asnjë kompromis kundër simtomave të korrupsionit, harresës së anëtarësisë, mosrespektimit të kontributeve dhe dëmtimit të institucionit të karrjerës ju afrojmë të dy konkerentëve në garë zotit Olldashi dhe zotit Basha kontributet tona nqs ata do të marrin përsiper të shpallin publikisht në platformat e tyre parazgjedhore përfshirjen e Grupimin Dhjetor 90 si organizatë partnere me statusin që gëzojnë sot Forumi Rinor dhe Lidhja Demokratike e Gruas .
Ne besojmë qe kjo garë do të sherbejë per forcimin dhe ringjalljen e Partisë Demokratike për krijimin e një opozite reale dhe konstruktive për të mirën e PD-s dhe te vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›