E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grupit i PS:Dokle nënkryetar Kuvendi

Grupi parlamentar i PS-së është mbledhur sot për të vendosur për emrat e kryesisë së grupit parlamentar dhe krerëve të komisioneve parlamentare. Nënkryetar i Kuvendit është zgjedhur Namik Dokle. Kryetare e komisionit të Integrimit është zgjedhur ish-ministrja Ermelinda Meksi, ndërsa Valentina Leskaj është zgjedhur në krye të komisionit të Medias. Taulant Balla është zgjedhur sekretari i grupit të PS-së, ndërsa deputetët Erjon Braçe, Vasilika Hysi, Eduard Shalsi dhe Saimir Tahiri janë zgjedhur nënkrytar të grupit parlamentar.
Emrat pritet të miratohen nesër në Kuvend.
Grupi i PS-së diskutoi me juristët edhe për kallëzimin penal ndaj kryeministrit Sali Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›