E Diel, 1 Nëntor 2026

Grushta nga ish i perndjekuriRusmajli te beje ekspertim

TIRANE ndash Mungesa e nje denoncimi si dhe mos paraqitja e deputetit Ilir Rusmaili ne mjekesine ligjore per te bere ekspertizen nga ku do percaktohet pasoja e goditjes se bere nga ish-i perndjekuri Lirak Bejko ndikon ne pushimin dosjes. Burime prane prokurorise se Tiranes thane se duke qene se deputeti Rusmaili eshte qelluar me grushta ne kete rast eshte e dosmosdoshme ekspertimi mjeko- ligjor me qellim percaktimin e demit te pesuar. Deri ne diten e djeshme mesohet se deputeti i PD Rusmaili nuk eshte paraqitur ne Institutin e Mjekesise Ligjore per te bere veprimet e nevojshme cka tregon se dosja penale ne ngarkim te ish-te perndjekurit politik 46 vjecarit Lirak Bejko mund te pushohet nga prokuroria. I kontaktuar ne telefon nga gazeta Shqiptarja.com deputeti Rusmaili ka refuzuar te pergjigjet rreth ketij fakti. Ilir Rusmaili u qellua me grushta nga nje ish-i perndjekur politik teksa ishte duke hyre ne parlament. Ngjarja eshte para nga dhjetera persona qe ndodheshin duke ecur ne bulevardin Xhorxh W Bush si dhe nga efektive te policise se Tiranes. Keta te fundit kane arritur te neutralizojne me shpejtesi 46 vjecarin Bejko ku gjate arrestimit te tij eshte ndaluar dhe nje tjeter ish-I persekutuar politik Gjergje Ndreca pasi ky i fundit ka kundershtuar me force efektivet e policise teksa ishin duke arrestuar Lirak Bejkon. Ngjarja ka ndodhur kur perballe parlamentit te perndjekurit politike po zhvillonin homazhe rreth vdekjes se shokut te tyre Grigor Zaharia.

DJE
Gazeta Shqiptarja. com zbardhi dje detaje te reja rreth incidentit te djeshem para Parlamentit kur deputeti i Partise Demokratike Ilir Rusmali njeheresh kryetari i Komisionit te Ligjeve u qellua me grusht nga ish-i perndjekuri politik Lirak Bejko.

Shqiptarja. com shkruan se incidenti kishte ndodhur pasi Bejko ishte i hidheruar nga vdekja e mikut te tij Grigor Zaharia per te cilin dje po zhvilloheshin homazhet ne seline e institutit te te Perndjekurve Politike por dhe nga hidherimi per mos marjen e demshperbilimit financiar nga shteti per vitet e burgut.

Lirak Bejko u arrestua menjehere dje nga efektivet e komisariatit nr.1 ku ne prangat e policise ra shtetasi Gjergji Ndreca i cili kundershtoi blute per ndalimin e shokut te tij.

Mesohet se deputeti i Partise Demokratike nuk ka pranuar te depozitoje denoncim ndaj ish-i perndjekuri politik Lirak Bejko. Te pakten deri ne oret e mbremjes se djeshme strukturat e policise thane se nga ana e deputetit nuk eshte bere asnje kallezim ndaj ish-te perndjekurit 47 vjecarit Lirak Bejko. ne foto Gjergj Ndreca njeri prej te arrestuarve per incidentin e djeshem me Ilir Rusmalin

Ora 11 30 POLICIA ARRESTIMET PER GODITJE PER SHKAK TE DETYRES KUNDERSHTIM TE POLICISE
Nepermjet nje njoftimi per shtyp policia informoi sot per arrestimin ne flagrance te Lirak Bejkos 46 vjec banues ne Tirane dhe Gjergj Ndreca 49 vjec banues ne Tirane. Sipas policise ata jane arrestuar per konsumim te vepres penale te Goditjet per shkak te detyres dhe Kundershtimit te punonjesit te policise
Materialet i kane kaluar Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per hetime te metejshme.

INCIDENTI DJE 16 SHKURT
Dy ish-te perndjekur godasin me grusht Rusmalin
Goditet me grusht perpara Kuvendit te Shqiperise deputeti demokrat Ilir Rusmali. Ngjarja ka ndodhur mengjesin e sotem pak perpara fillimit te seances plenare ndersa Rusmali ishte nisur per te marre pjese ne te. Burime policore thane per Shqiptarja.com se Lirak Petrit Bejko 47 vjec nje ish i perndjekur politik ka goditur me grusht deputetin demokrat pak perpara se te niste seanca ne Kuvend.

NGJARJA
Nje grup ish te perndjekurish ishin mbledhur perpara selise se shoqates pak metra larg selise se seancave plenare dhe po benin homazh per Grigor Zaharine nje ish i perndjekur i cili prej 20 ditesh ka mbetur ne morgun e Tiranes pasi nuk ka te aferm per ta varrosur. Arkivoli me trupin e Zaharise ishte vendosur ne oborrin prane selise se shoqates ndersa vete ish te perndjekurit shprehen indinjaten per shtetin qe nuk u kujdes te pakten per varrimin e Zaharise. Ne kete moment deputeti Rusmali ka zbritur nga makina e tij per te marre pjese ne seancen plenare te se enjtes. Burimet rrefejne se 47 vjecari Bejko i eshte afruar deputetit demokrat i cili nuk ka shprehur interes per protesten e ish te perndjekurve dhe e ka goditur ate.
Bejko ehte arrestuar nga forcat policore te komisariatit numer 1 ne Tirane. Gjithashtu te njejtat burime bene te ditur se ne pranga ka perfunduar edhe Gjergji Ndreca. Ky i fundit ka kundershtuar dhe eshte perplasur me forcat e policise te cilat po arrestonin 47 vjecarin. Ndreca nuk ka dashur te lejoje arrestimin e Bejko-s e per pasoje eshte prangosur nga blute e komisariatit numer 1.

aq/sg/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›