E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria Te ndryshoje Kodi Penal perdorimi i droges i larte

TIRANEuml ndash Prokuroria e pergjithshme i kerkon qeverise ndryshimin e menjehershem te Kodit Penal lidhur me luften kunder perdorimit te droges. Problemi eshte ngritur gjate analizes njevjecare te prokurorive te Apelit ne 6 rrethe te vendit mbajtur ne ambjentet e Prokurorise se Pergjithshme ne pranine e kryeprokurores Ina Rama. Sikunder njofton zyra e shtypit e prokurorise nder problematikat qe u analizuan gjate analizes se punes ishte evidentimi se megjithe numrin e madh te ceshtjeve per lendet narkotike shumica e te pandehurve rezultojne perdorues dhe me doza te vogla. Mbi kete baze u propozua si emergjente ndryshimi i Kodit Penal persa i perket dispozitave qe lidhen me mbajtjen shperndarjen dhe tregetimin e lendeve narkotike.
Nje problem tjeter i ngritur ishte shqetesimi per lirimet nga gjykata para kohe te te pandehurve duke i vene te pandehurit ne prove. Gjithashtu u vu ne dukje se numri i rekurseve te bera nga Prokurorite e Apeleve te pranuara nga Gjykata e Larte ka qene i vogel.
Gjate analizes se punes se prokurorive te Apelit u ngrit si problem shqetesues per nje sere ceshtjesh prishja dhe kthimi per rigjykim ne shkalle te Pare per shkelje proceduriale te kryera nga gjykatat e shkalleve te para sidomos ne rastet e gjykimit te shkurtuar te kryer ne Gjykatat e shkalles se pare.

INA RAMA TEuml RRITET NUMRI I REKURSEVE
Ne perfundim te analizes Prokurori i Pergjithshem Znj. Ina Rama pasi pergezoi prokuroret e Apelit per rezultatet e arrituar gjate viti 2011 theksoi rendesine e nje bashkepunimi me te ngushte me prokurorite e rretheve gjyqesore cfare do te sillte rezultate me te mira profesionale. Gjithashtu kryerpokurorja Znj. Ina Rama vuri theksin ne rritjen e cilesise se rekurseve qe prokurorite e Apelit bejne per ne Gjykaten e Larte. Per rritjen e cilesise se punes dhe te pergjegjesise se prokuroreve te te gjitha shkalleve u vendos qe te ringrihet grupi i punes per te bere ndryshimet perkatese ne Udhezimin Nr.1 dt.14.11.2008 per Ushtrimin me Eficence te se Drejtes se Ankimit.

aq/shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›