E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Grushtat në Kuvend/ PS kallëzim penal ndaj deputetit demokrat

Partia Socialiste ka kallëzuar penalisht deputetin e PD Bledion Nallbati, i cili pak ditë më parë goditi me grusht kolegun e tij të mazhorancës Vullnet Sinaj.

Kërkesa është firmosur nga kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi.

Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina.

Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin.

Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›