E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Të përjashtuar për 10 ditë/ Deputetët e opozitës tentojnë të bllokojnë mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Shumica e deputetëve të opozitës ndodhen tashmë në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Brenda kryesisë së Kuvendit ndodhet gjithashtu edhe Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, të cilët janë përjashtuar me 10 ditë.

Deputetët e opozitës, përkatësisht mbështetësit e Berishës dhe të Bardhit, ndodhen në ambientet e Kryesisë për të bllokuar edhe mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, por ata shihen në korridoret e institucionit, pasi u është mbyllur dera. Deputetët e opozitës kanë vendosur që veprimtaria parlamentare të bllokohet deri në momentin kur mazhoranca të plotësojë kërkesat e tyre siç janë komisionet hetimore si dhe ndryshimi i anëtarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Sot do të ketë tentativa që të bllokojnë punimet në Konferencën e Kryetarëve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›