E Diel, 1 Nëntor 2026

Grushti i Shtetit në Egjipt: Ushtria rrëzon presidentin Morsi, shteti në krizë

General Abdul Fattah Al-Sisi, deklarata e deponimit te presidentit Morsi

General Abdul Fattah Al-Sisi, deklarata e deponimit te presidentit Morsi

Komandanti i ushtrisë së Egjiptit, gjeneral Abdel Fattah al-Sisi deklaron se, kushtetuta e Egjiptit është pezulluar deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Pas deklaratës së mbajtur në televizion nga komandantin i ushtrisë, njerëzit në Kajro kanë nisur të festojnë. Liderët e opozitës dhe liderët e besimeve fetare kanë paraqitur planin për zgjidhjen e krizës politike.


Ora 17:30- 
Është organizuar një grusht shteti

Një grusht shteti ushtarak është duke u zhvilluar në Egjipt dhe nuk do të ketë sukses pa gjakderdhje, është shprehur një  këshilltar i sigurisë të presidentit Mohamed Mursi, raporton Al Arabya.

AFP njoftoi se forcat egjiptiane të sigurisë kanë ndalur në mënyrë të prerë çdo dalje e Presidentit dhe disa aleatëve të tij islamik, jashtë vendit.

Ndërsa mediat raportojnë sot se presidenti Morsi ndodhet në arrest shtëpie.

Presidenti Morsi: Nuk jap dorëheqje 

Ora 17:15-15 minuta pas përfundimit të kohës që i ishte vënë në dispozicion nga ushtria, Presidenti Morsi përforcoi deklaratën e mëparshme se ai nuk jep dorëheqje por kërkon një qeveri koalicioni, si zgjidhje e krizës politike në vend. Reagimi është dhënë në faqen zyrtare të Presidentit në Facebook.

Në një deklaratë paraditen e sotme, zëdhënësi i presidenti deklaroi se ai është presidenti legjitim ka do të vazhdojë të mbrojë demokracinë në vend.

Morsi beson se është më mirë të vdesë në këmbë si një pemë duke mbrojtur legjitimitetin zgjedhor, sesa të hyjë në histori si shkatërrues i shpresës për ndërtimin e demokracisë në Egjipt, ka thënë zëdhënësi, duke cituar Reuters.

Ora 17:00- Kaosi në Egjipt pritet të përkeqësohet, pasi koha e presidentit Morsi ka përfunduar ndërkohë nuk ka asnjë deklaratë nga presidenca.

Tanqe dhe mjetë të tjera ushtarake, kanë rrethuar stacionin televiziv shtetëror dhe pallatin i Vëllazërisë Myslimane, pjesë e së cilës është dhe vetë Morsi.

Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi ka kundërshtuar ultimatumin e ushtrisë për ti dhënë fund krizës politike duke vendosur të qëndrojë në detyrë. Ultimatumi ka përfunduar në orën 16:30 me orën lokale (14:30) dhe tani pritet që ushtria të dalë me një qëndrim.

Ndërkohë, politikanët e partisë në pushtet Vllazëria Muslimane, kanë refuzuar ftesën për tu takua me komandantët e forcave të armatosura disa orë para përfundimit të ultimatumit.

Në një takim pak orë para përfundimit të ultimatumit, krerë të ushtrisë dhe liderë të forcave opozitare i bënë thirrje Presidentit Morsi të japë dorëheqjen.

Të paktën 39 njerëz kanë vdekur që prej nisjes së protestave të shtunën e kaluar. Shumica e tyre u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit jashtë Universitetit të Kajros, ku ishin mbledhur mbështetësit e Morsit për të treguar mbështetje ndaj Presidentit, raporton Associated Press.

Ministria e Brendshme: Veprime të ashpra ndaj protestuesve

Ministria e Brendshme egjiptiane ka paralajmëruar sot se do ti përgjigjej vendosmërisht të gjitha akteve të dhunës, në një komunikatë të publikuar rreth një orë para përfundimit të afatit të ultimatumit të bërë nga forcat e armatosura drejt presidentit, Mohamed Morsi.

Marrë nga Shekulli Online

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›