Grushti i shtetit, përfundon ultimatumi për juntën nigeriane për të rikthyer në pushtet presidentin legjitim

Të dielën ka përfunduar ultimatumi që junta ushtarake e Nigerit të rivendosë në pushtet presidentin e rrëzuar me grusht shteti. Por blloku rajonal i Afrikës Perëndimore që ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake, po përballet me thirrje për të ndjekur mjete më paqësore.
Të shtunën senati i Nigerisë u deklarua kundër planit të bllokut rajonal të njohur si ECOWAS, duke i kërkuar presidentit të Nigerisë, kryetarit aktual të bllokut, që të shqyrtojë opsione të tjera përveç përdorimit të forcës.
ECOWAS ende mund të ecë përpara, pasi vendimet përfundimtare merren me konsensus nga shtetet anëtare, por paralajmërimi në prag të afatit të së dielës ngriti pikëpyetje për fatin e ndërhyrjes.
Kërcënimi i ndërhyrjes ushtarake erdhi pas grushtit të shtetit të 26 korrikut, kur ushtarët rebelë e vendosën udhëheqësin e tyre, gjeneralin Abdourahmane Tchiani, si kreun e ri të shtetit të Nigerit.
Edhe pse Tchiani kërkoi mbështetje kombëtare dhe ndërkombëtare, frika u shtua se kriza politike e vendit mund të pengonte luftën kundër xhihadistëve dhe të rrisë ndikimin e Rusisë në Afrikën Perëndimore.
Grushti i shtetit shton një tjetër kompleksitetit në rajonin e Afrikës Perëndimore, që po lufton me pushtimet ushtarake, ekstremizmin islamik dhe zhvendosje nga disa shtete drejt Rusisë dhe përfaqësuesit të saj, grupit mercenar Wagner.
Algjeria dhe Çadi, fqinjë jo-ECOWAS me ushtritë më të forta në rajon, kanë thënë se kundërshtojnë përdorimin e forcës ose nuk do të ndërhyjnë ushtarakisht. Mali dhe Burkina Faso, të dyja të drejtuar nga junta, kanë thënë se një ndërhyrje do të ishte një “shpallje lufte” edhe kundër tyre.
Presidenti i rrëzuar i Nigerit, Mohamed Bazoum tha se ai është mbajtur “peng” nga ushtarët rebelë. Një delegacion i ECOWAS nuk ishte në gjendje të takohej me Tchiani.
Analistët kanë pohuar se ai drejtoi grushtin e shtetit për të shmangur shkarkimin. Tani junta i është drejtuar Wagnerit për ndihmë ndërkohë që ka shkëputur lidhjet e sigurisë me ish-kolonizuesin, Francën.
Disa orë përpara përfundimit të afatit të së dielës, qindra të rinj u bashkuan me forcat e sigurisë në rrugët e errëta në kryeqytetin e Nigerit, Niamey për të qëndruar roje në një duzinë rrethrrotullimesh deri në mëngjes, duke kontrolluar makinat për armë dhe duke dëgjuar thirrjen e juntës për të vëzhguar ndërhyrjen e huaj dhe spiunët.
“Unë jam këtu për të mbështetur ushtrinë. Ne jemi kundër (bllokut rajonal). Ne do të luftojmë deri në fund. Ne nuk pajtohemi me atë që Franca po bën kundër nesh. Kemi mbaruar me kolonizimin”, tha Ibrahim Nudirio, një nga banorët në patrullë.
Disa njerëz bënë thirrje për solidaritet midis kombeve afrikane. Nuk ishte menjëherë e qartë të dielën se çfarë do të bëjë më pas ECOWAS.
“Blloku rajonal nuk duhet t’i kishte dhënë juntës një afat njëjavor për të rivendosur Bazoum-in, por vetëm deri në 48 orë”,- tha Peter Pham, ish i dërguari special i SHBA-së për rajonin Sahel të Afrikës Perëndimore dhe një anëtar i shquar në Këshillin Atlantik.
“Tani është zvarritur, gjë që i jep kohë juntës për t’u çimentuar,”- tha ai.
Grushti i shtetit është një goditje e madhe për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët që e panë Nigerin si partnerin e fundit të madh kundër terrorizmit në Sahel, një zonë e gjerë në jug të shkretëtirës së Saharasë, ku xhihadistët e lidhur me al-Kaedën dhe grupin e Shtetit Islamik kanë zgjeruar gamën e tyre dhe filluan të kërcënojnë shtetet bregdetare si Benini, Gana dhe Togo.
Shtetet e Bashkuara, Franca dhe vendet evropiane kanë derdhur qindra miliona dollarë ndihmë ushtarake në Niger.
Franca ka 1500 ushtarë në vend, megjithëse fati i tyre tani është në pikëpyetje. SHBA ka 1100 personel ushtarak edhe në Niger, ku ata operojnë një bazë të rëndësishme me dronë në qytetin e Agadez.
Ndërsa krerët e grushtit të shtetit të Nigerit kanë pohuar se kanë vepruar për shkak të pasigurisë në rritje. Incidentet e konfliktit u ulën me gati 40% në vend, në krahasim me periudhën e mëparshme gjashtëmujore, sipas projektit të të dhënave të vendndodhjes dhe ngjarjeve të konflikteve të armatosura.
Kjo është në kontrast me sulmet në rritje në Mali, e cila ka dëbuar forcat franceze dhe ka bërë partneritet me Wagner, si dhe Burkina Faso, e cila ka larguar gjithashtu forcat franceze.
Pasiguria në Niger po përkeqëson jetën e përditshme për rreth 25 milionë njerëz në një nga vendet më të varfra të botës. Çmimet e ushqimeve po rriten pasi ECOWAS vendosi sanksione ekonomike dhe të udhëtimit pas grushtit të shtetit.
Nigeria, e cila furnizon deri në 90% të energjisë elektrike në Niger, ka ndërprerë një pjesë të furnizimit. Grupet humanitare në Niger kanë paralajmëruar për “efekte shkatërruese” në jetën e mbi 4.4 milionë njerëzve që kanë nevojë për ndihmë. Disa nga banorët tashmë janë vështirësi në Niger, por ata thonë se ndërhyrja ushtarake nuk është zgjidhja.
“Vetëm të hamë është problem për ne. Pra, nëse ka një luftë, kjo nuk do të rregullojë asgjë,”- tha Mohamed Noali, një banor i Niamey që patrullon rrugët. Apnews
/rtsh.al/