E Hënë, 2 Nëntor 2026

Grykëderdhja e Semanit kthehet në “kosh plehrash”, tonelata mbetje shtyhen drejt detit

Shirat me intensitet të lartë të ditëve të fundit, e kanë kthyer grykëderdhjen e Semanit në një “kosh plehrash”. Tonelata mbetjesh të depozituara prej kohësh përgjatë brigjeve dhe shtratit të lumit Seman, janë shtyrë drejt detit.

Mbetjet  e akumuluara, nga sasia e madhe e ujit, kanë dalë në sipërfaqe, kanë krijuar një ndotje masive dhe panoramë të shëmtuar.

Shishe qelqi, bidona plastikë, paketime kartoni e letre janë të dukshme në disa vende, duke e kthyer grykëderdhjen e Semanit në një katastrofë mjedisore.

Kjo problematikë përsëritet sa herë që ka reshje të dendura shiu, duke i dhënë peisazhit të mrekullueshëm të grykëderdhjes së Semanit, një pamje të shëmtuar dhe duke nxjerë zbuluar edhe një herë mungesën e menaxhimit të qëndrueshëm të mbetjeve në zonë./vizionplus.tv

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›