VIDEO/ Ishmi del nga shtrati në Murqinë të Krujës, qindra hektarë tokë bujqësore nën ujë

Qindra hektarë tokë bujqësore, të mbjella me kultura të ndryshme, janë ende nën ujë në fshatin Murqinë të Krujës.
Shkak për këtë situatë është bërë dalja nga shtrati e lumit Ishëm, si pasojë e reshjeve intensive të 24 orëve të fundit.
Niveli i ujit në disa vende arrin në rreth 40 cm duke bërë që rruga të kalohet vetëm me mjete të larta, raporton Fax News.
Kjo situatë është thuajse e përvitshme për banorët e kësaj zone dhe shkak mbetet mospastrimi i shtratit të lumit Ishëm.