E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gu Kailai dënohet me vdekje

Gu Kailait, bashkëshortes së ish-liderit të Partisë Komuniste, Bo Ksilai, i është shqiptuar dënimi i kushtëzuar me vdekje për shkak të vrasjes së një britaniku. Dënimi në fjalë zakonisht ndryshon në burgim të përjetshëm pas disa vitesh.

Gu ka pranuar se ka helmuar Neil Hejvudin - me të cilin ajo dhe bashkëshorti i saj kanë pasur marrëdhënie biznesi - pas një grindjeje për para, në nëntorin e vitit të kaluar.

Gu ka thënë se ka vepruar pasi Hejvud ka kërcënuar djalin e saj.

Vrasja ka shkaktuar skandal politik, duke dëmtuar karrierën e Bosë.

Ndihmësi i Gusë, Zhang Ksiaojun, është dënuar me nëntë vjet heqje lirie.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›