E Shtunë, 31 Tetor 2026

I nxehti pushton Evropën

Evropa qendrore është përfshirë nga temperaturat e larta të cilat për disa vende janë të pazakonta. Vala e të nxehtit që e ka prejardhjen nga shkretëtira e Saharasë tashmë është duke u zhvendosur drejt Evropës Veriore.

Jugu i Francës njihet për verën e nxehtë, por jo edhe Parisi. I nxehti në kryeqytetin francez arriti kulmin ndërsa kjo ndodhi edhe në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.

Ndërkohë mediat britanike bënë të ditur se vapa ia kishte kaluar edhe Karaibeve, megjithatë i nxehti në këtë vend as që mund të krahasohej me të Gjermanisë, ku temperatura në shumë rajone shkoi në 40 gradë Celsius.

Ndërkohë sipas autoriteteve evropiane, përdorimi i energjisë elektrike kishte kapur majat për shkak të shfrytëzimit të kondicionerëve në mbarë kontinentin.

Disa qytete Franceze dhe Gjermane nuk janë përfshirë nga një vapë e tillë që nga vitet ’20.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›