Guardia Di Finanza vlerëson bashkëpunimin me Policinë shqiptare në luftën kundër kanabisit

TIRANË, 26 nëntor /ATSH/ Giampiero Ianni, shefi i Repartit III të Operacioneve të Komandës së Përgjithshme të Guardia Di Finanza, në konferencën e zhvilluar sot me Policinë e Shtetit, në të cilën u prezantuan rezultatet e operacionit të ndërhyrjes nga ajri kundër kultivimit të narkotikëve, tha se rezultatet janë falë bashkëpunimit me autoritete shqiptare.
“Faleminderit për pritjen që na keni rezervuar, por akoma më shumë faleminderit drejtorit të përgjithshëm Ilir Proda që me bashkëpunëtorët e tij deshi që të komentoheshin bashkërisht. Vlerësojmë se kjo është një shenjë vlerësimi i veprimtarisë së kryer nga Italia dhe mbështetur nga Policia shqiptare në luftën ndaj kultivimit të paligjshëm të kanabisit dhe gjithçka na bën të punojmë më shumë dhe të çojmë më para bashkëpunimit tonë të shkëlqyer. Rezultatet e arritura të mbikëqyrjes nga ajri më bëjnë të vlerësoj akoma më shumë dhe ta falënderoj Policinë shqiptare për asistencën dhënë forcave të Policisë italiane në ushtrimin e aktiviteteve tekniko-administrative. E gjitha kjo është fryt i të gjithë operatorëve tanë në kornizën e një angazhimi të përbashkët të Italisë dhe Shqipërisë për sigurinë e popujve tanë”, tha Ianni.
Teksa falënderoi Policinë shqiptare për kontributin, Ianni tha se kjo vulosi në mënyrë efikase suksesin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
“Kjo dëshmon rëndësinë e marrëdhënieve tona dhe vullnetin e Italisë të vijojë të ofrojë mbështetjen e vet për Shqipërinë”, tha Ianni.
/r.e/a.f/