E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Ende nuk e kemi fituar sfidën

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, ka paralajmëruar lojtarët e tij të mos kënaqen pas fitores 5-1 ndaj Shakhtar Donetsk.

Blaugranët thuajse e kanë siguruar kualifikimi për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas fitores bindëse në ndeshjen e parë të garës evropiane. Megjithatë Guardiola thotë se gjithçka është e mundshme.

“Rezultati është si është, por Shakhtar drejtohet nga një trajner me përvojë dhe unë ende kam frikë. Ne duhet të luajmë në Donetsk së pari dhe pastaj duhet të mendojmë për Real Madridin”.

“Mos i besoni trajnerit Mircea Lucescu kur thotë se gjithçka ka mbaruar. Po ju them se nuk ka mbaruar. Ne fituan ndaj Real Betis në Kupë me rezultat 5-0 dhe pastaj pësuam keq me rezultat 3-1. Ju paralajmërova të gjithëve aso kohe dhe u akuzova për modesti false”, ka thënë Guardiola pas takimit të mbrëmshëm.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›