E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti: Chelsea luajti më mirë se United

Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se ata kishin luajtur më mirë se Manchester United në ndeshjen e mbrëmshme të Ligës së Kampionëve.

Por italiani beson se ekipi i tij ishte i pafat dhe ka thënë se ata tani kanë një detyrë të vështirë në ndeshjen e kthimit.

“Nuk është e lehtë, por mendoj se ne duhet të përpiqemi. Dukshëm ne e dimë se do të jetë vështirë të fitojmë atje. Ne duhet të kemi vetëbesim ta bëjmë atë. Vitin e kaluar ishte njëjta gjë – ne duhej të fitonim në Old Trafford dhe e bëmë këtë”.

“Ne jemi në disavantazh, por paraqitja ishte e mirë. Jo 100%, por në përgjithësi ne kishim një kontroll të mirë, por pranuam gol shumë herët. Ne kishim mundësi, punuam fuqishëm dhe kishim shanse të pastra për të pasur një penalti në fund”.

“Janë vetëm 90 minuta. Ne kemi edhe 90 minuta të tjera. Nëse do të ishim 1-0 për ne, do të ishte situatë tjetër në Old Trafford. Tani jemi 1-0 dhe ne duhet të luajmë një futboll sulmues për ta fituar këtë ndeshje”, ka thënë Ancelotti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›