Guardiola: Gjyqtari nuk ishte në nivelin e duhur
Barcelonë - Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, fajëson gjyqtarin dhe trajnerin kundërshtar për barazimin 0-0 që mori skuadra e tij përballë Çelsit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.
Sipas trajnerit katalanas, gjyqtari Stark nuk ishte i drejtë në gjykime, pasi duhej ta nxirrte nga fusha futbollistin Mihael Balak. Ndërsa trajneri Hidink kishte zgjedhur mënyrën më të keqe për të përballuar kundërshtarin.
“Ne nuk dolëm në fushë për të goditur lojtarët kundërshtarë dhe për të zhvilluar lojë të dobët. Mihael Balak duhej të ishte përjashtuar nga loja. Ai luajti agresivisht. Gjykimi i arbitrit nuk është i pranueshëm për një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ne bëmë shtatë faulle dhe Çelsi 20, dhe në fund përfunduam me të njëjtin numër të kartonëve të verdhë”, deklaron Guardiola menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.