E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portieri Peter Çeh heroi i Çelsit në Barcelonë

Barcelonë - Portieri i Çelsit, Peter Çeh, është më i lumturi për ndeshjen e mbrëmshme me Barcelonën, pasi porta e tij u ruajt e paprekur deri në përfundim të sfidës. Gardiani i portës londineze ishte protagonisti kryesor i skuadrës së tij, pasi arriti të ndalë disa herë gjigantët kundërshtar.

“Sulmuesit e Barcelonës janë një kërcënim i madh në sulm, dhe të ruash portën e pastër në Barcelonë, gjithmonë është një rezultat i mirë. Shpresojmë ta përsërisim të njëjtën paraqitje defensive edhe në ‘Stamford Bridge’”, deklaron portieri Peter Çeh.

Ai arriti të ndalë disa topa të sigurte të Henrit, Alveshit, Etosë dhe Hlebit.

Ndërsa kapiteni Xhon Terri shprehet: “Nuk ka asgjë më të mirë se sa të ndalosh një prej ekipeve më të mira në botë. Kemi shansin të dalim para fytyrave të tyre dhe të mos iu japin rast të luajnë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›