E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Luajmë më mirë se vjet

Pas barazimit 1-1 me Osasunën fundjavën e kaluar në kampionat dhe rezultatit të “bardhë” ndaj Rubin Kazanit të mërkurën në Ligën e Kampionëve, kampionët e 5-fishtë të sezonit të kaluar janë kritikuar nga media të ndryshme. Por numri një i stolit katalanas i hedh poshtë fjalët se skuadra që ai drejton është më dobët se vjet.

“Përkundrazi, në shumë aspekte jemi më mirë në krahasim me vitin e kaluar – tha trajneri spanjoll për gazetën spanjolle “Sport” -. Nëse nuk kalojmë grupin në Champions, atëherë është faji ynë, por nëse kualifikohemi, kjo na bën më të fortë”.

Gjithashtu, katalanasit kanë shënuar vetëm tre gola në katër ndeshjet e fundit në transfertë, dy prej të cilëve ndaj Cultural Leonesa në Kupën e Mbretit. Megjithatë, Guardiola nuk shqetësohet as për këtë. “Golat do të vijnë. Ajo që ka rëndësi është të krijojmë raste për të shënuar”, nënvizoi 38-vjeçari.

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›