E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, lëshohet urdhër-arreste për tre policë

Urdhri i lëshuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, ka bërë që njëri prej policëve të arrestohet ndërsa dy të tjerët janë në kërkim. Shkak për arrestimin e tyre është bërë akuza për rryshfet këta punonjës të policisë rrugore kanë marrë nga qytetarë të ndryshëm. 

Në pranga ka rënë shtetasi Elmaz Muça, i cili gjatë ditës së djeshme është paraqitur në polici duke deklaruar se është i gatshëm të përballet me akuzat e ngritura ndaj tij. Ndërsa për dy të tjerë, për të cilët janë lëshuar flet-arreste janë shtetasit Fatmir Kryeziu dhe Endri Elezi.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›