Guardiola Ndeshja e pare gjithmone e veshtire

Pep Guardiola u shpreh i kënaqur me fitoren e Bayern Munchen ndaj CSKA-së së Moskës me rezultatin 3-0 dhe tha se ndeshja e parë është gjithmonë e vështirë për kampionin në fuqi.
“Jam shumë krenar, nuk është e lehtë të fitosh ndeshjen e parë pas asaj që ndodhi sezonin e kaluar. Kur fiton Ligën e Kampioneve, shumë mendojnë se gjithçka do të jetë e lehtë, por ndeshja e parë është gjithmonë e vështirë për kampionët në fuqi”, tha trajneri i bavarezëve për ‘Sky’. Guardiola theksoi se është i lumtur që Bayern Munchen luajti më pak me krahët se herët e tjera. “Luajtëm më shumë në qendër dhe mendoj se kjo lojë na bën më të rrezikshëm”, nënvizoi ish-trajneri i Barcelonës. / Top Channel