E Diel, 1 Nëntor 2026

Hamilton Marina Bay piste qe me pershtatet

Lewis Hamilton është optimist në prag të Cmimit të Madh të Singaporit edhe pse rezultatet e tij në dy garat e fundit të Botërorit të Formulës 1 kanë qenë zhgënjyese.

Piloti i Mercedes mendon se cirkuiti i Marina Bay i përshtatet shumë stilit të tij të pilotimit. “Si cirkuit urban që është, dizenjo e Marina Bay-t i përshtatet shumë pilotimit tim. Është një cirkuit në të cilin duhet të punosh shumë me makinën për të përballuar sa më mirë kthesat e forta”, theksoi britaniku në deklarata të lëshuara për faqen zyrtare të skuderisë së tij. Kampioni i Botës në vitin 2008 e di mirë që duhet të reagojë pas “fundjavave të vështira në Belgjikë dhe Itali”. “E di që të gjithë presin që të marrim veten dhe të shfrytëzojmë secilën nga 7 garat e fundit për paraqitje të mira”, përfundoi Hamilton. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›