E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Guardiola: Nuk kemi fituar asgjë…

Deklarata tërësisht të pranueshme pas ndeshjes Manchester City-Arsenal ku Pep Guardiola u ujton dmejve të tij se nuk kanë fituar ende asgjë, ndërsa në krahun tjetër, Michel Arteta e pranon që ndeshjen e fitoi skuadra që e meritoi.

“Ishte një ndeshje e rëndësishme, jo vendimtare por e rëndësishme. Luajtëm një futboll të bukur sepse e dinim shumë mirë se si do të sillej kundërshtari në fushë. Ata janë ende në krye. Mund të tingëllojë naive por unë po theksoj se jemi sërish pas tyre. Jemi sërish aty, në vendin e dytë. Më pëlqen kjo pozitë në të cilën ndodhemi sepse gjithçka është në dorën tonë. Do të më pëlqenin 6 pikë në dy ndeshjet që duhet të rikuperojmë por në fund të fundit duhet t’i fitojmë në fushën e lojës”.

“Analiza është e qartë, ekipi më i mirë në fushën e lojës fitoi. City dha më të mirën në fushë dhe diferenca mes dy skuadrave ishte shumë e madhe. Nuk bëmë as gjërat më bazike në një ndshje ndaj një skuadre të madhe dhe u ndëshkuam. Parashikimet në fillim të sezonit na shikonin në vendin e gjashtë apo të shtatë por ja ku jemi, sërish në krye”.

Kjo ishte ndeshja e 4 pa fitore për Arsenalin dhe rezultati i 17 rresht pozitiv për skuadrën e Pep Guardiolës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›