E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Largim masiv drejtuesish nga Ferrari

Lajmi qarkullonte prej disa ditësh por tashmë ka mbërritur njoftimi zyrtar. Nga Baku ku do të zhvillohet këtë fundjavë Çmimi i Madh i Azerbajxhanit, Ferrari njofton se Laurent Mekies është larguar nga skuadra për t’u bërë drejtori i ri i Alpha Taurit. Inxhinieri francez ka qenë drejtor sportiv i skuadrës së Maranello-s që nga viti 2018. Ndërkohë që Ferrari është duke vuajtur mungesën e rezultateve në garat e Botërorit të Formula 1, nga skuadra po largohen të gjithë drejtuesit.

Dhe ajo që shqetëson më shumë është fakti se ata po shkojnë të përforcojnë konkurrentët. Mercedesi, në këtë kohë krize i kërkoi James Allisonit të kthehej në postin e drejtorit teknik. Ndërkohë që promovoi Giacomo Tortora, një tjetër inxhinier i denjë që ishte lënë i harruar në një zyrë të Maranelos. Skuadra e Brackleyt e thirri atë në 2020. Allison, i cili kishte kontribuar për ta bërë Ferrarin të fortë gjatë viteve të Schumacher, u largua dhe u kthye në 2013, por u shkarkua në 2016 nga Marchionne.

Nga këtu ai vazhdoi të bënte të fortë dhe të parezistueshëm Mercedesin nga 2018-2020. Toto Wolff, një koleksionist i pasionuar i mërgimtarëve të Ferrarit, flet me superlativa për Aldo Kostën, me të cilin ka bashkëpunuar nga viti 2011-2019. Costa ishte shkarkuar brutalisht në prill 2011, nga presidenti i atëhershëm, Montezemolo. Stefano Domenicali, aktualisht kreu i Formula 1, dha dorëheqjen te Ferrari në 2014.

Një mundësi e humbur edhe me David Sanchez, i cili nuk u largua për shkak të performancës së dobët të SF-23. Ai shkon te McLaren ku gjen një tjetër mërgimtar të Ferrarit,  Andrea Stella-n si drejtor skuadre. Emra të tjerë të larguarish janë inxhinieri Luca Marmorini dhe ndihmësi i tij Lorenzo Sassi. Ferrari nuk arriti të shfrytëzojë gjeniun, Giorgio Ascanelli-t, tani i larguar. Ka ardhur koha që Ferrari të kthejë trendin dhe të bëhet magnet për gjenitë e këtij sporti. Duhet reaguar sa më shpejt, që ky fakt të mos mbetet ende një ëndërr.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›