E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Pas Bayernit dua Anglinë

Pas ndarjes me Barcelonën, vitin e kaluar, Pep Guardiola vendosi ta drejtoj Bayern Munchenin. Por, trajneri spanjoll pas aventurës në Bundesligë, ëndërron ta drejtojë një skuadër nga Premierliga.

"Për momentin jam tek Bayern Muncheni dhe do të jap më të mirën, ashtu siç bëra me Barcelonën. Dua të qëndroj këtu sa më shumë të jetë e mundur, por herët apo vonë do të provoj edhe aventurën në futbollin anglez", ka deklaruar ai.

Guardiola, për katër vite me radhë, nga vitit 2008 e deri më 2012, kishte drejtuar skuadrën e Barcelonës, me të cilin ekipi ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›