E Diel, 1 Nëntor 2026

Rinovon Ronaldo, lojtari më i paguar në botë

Aventura e superyllit portugez Cristiano Ronaldo te Real Madridi mesa duket do të zgjasë shumë.

Sipas "El Mundo Deportivo", palët kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës deri në vitin 2018 nga e cila portugezi do të përfitojë plot 17 milionë euro në sezon. Mungon zyrtarizimi, por sipas gazetës katalanse do të vijë shumë shpejt.

Nëse shifra do të ishte e vërtetë, atëherë asi luzitan do të bëhej futbollisti më i paguar në botë, por mos harrojmë se flitet edhe për një klauzolë prej 1 miliard eurosh, ndërsa të drejtat e imazhit do të ndahen mes lojtarit dhe Real Madrid./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›