E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola: Puyol mund të luajë në të 40-tat

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, beson se kapiteni Carles Puyol, mund të luajë edhe mbi moshën 40 vjeçe.

Deklarata e Guardiolës vjen pak ditë pas golit vendimtar të mbrojtësit në El Clasicon ndaj Real Madridit të zhvilluar në Bernabeu.

“Puyol është shumë i rëndësishëm për ne pasi ai ka vullnet, ai është konkurrues, madje u bë më i fortë pas rikthimit nga dëmtimi. Puyol, nëse është i kujdesshëm, mund të jetë këtu derisa të kalojë të 40-tat”, ka thënë Guardiola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›