E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola Zgjodha Bayernin per lojtaret dhe historine

Pep Guardiola u prezantua si trajneri i ri i Bayern Munchen me anë të një konference shtypi të hënën paradite.

Duke folur gjermanisht, trajneri spanjoll the se zgjodhi klubin bavarez “për lojtarët dhe historinë” e tij. “Koha që kalova tek Barcelona ishte e mrekullueshme, por më duhej një sfidë e re dhe Bayern më dhuroi një mundësi të shkëlqyer. Jam gati për të dhënë maksimumin. Shpresoj të jetë një epokë e lavdishme për të gjithë”, deklaroi Pep Guardiola. Interesi i mediave gjermane dhe jo vetëm ka qenë i jashtëzakonshëm për ditën e parë në krye të Bayern Munchen të ish-trajnerit të Barcelonës. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›