E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon numerimi e majta thellon kryesimin

Dy ditë pas zgjedhjeve parlamentare të kësaj të djele, në të gjitha Komisionet Zgjedhore Zonale vazhdon numërimi i votave, ndërsa procesi përfundoi në Dibër dhe Korçë.

Në të gjithë vendin rezultatet e pjesshme të zgjedhjeve të 23 qershorit nxjerrin fitues koalicionin e mjatë të drejtuar nga Partia Socialiste. Duke iu referuar rezultateve, opozita siguron deri në 84 mandate, një rezultat që nuk ishte parashikuar as nga vetë drejtuesit e saj dhe që e shndërron atë në një forcë kushtetuese në Parlament. Ndërsa të djathtet kanë marrë 54 mandate. Thuajse në çdo qark mazhoranca ka lëshuar mandate Zgjedhje 2013Sherefedin Shehu: Zgjedhjet e manipuluaraTiranë, njësia 8 bllokohet numërimiFiton e majta, Bilishti në festë dhe këtu nuk kanë bërë përjashtim as zonat që tradicionalisht njiheshin si qarqe bastion të Partisë Demokratike. Është Shkodra që duhet të ketë prodhuar rezultatin më surprizë, duke përmbysur raportin në 6 mandate me 5 për të majtën, një rezultat që çon për herë të parë të majtën në avantazh në këtë qark. Koalicioni i drejtuar nga Partia Socialiste është në avantazh deri tani edhe thuajse në të gjitha qarqet e veriut, përjashtuar Kukësin. Në Fier rezultati i deritanishëm tregon për epërsi të dukshme të opozitës, duke shkuar drejt rezultatit 11 me 5 mandate, ndërsa në Gjirokastër, nga 5 mandate, Partia Demokratike ka marrë vetëm 1. Ndërkohë, me rezultatet e deritanishme raporti i mandateve për Tiranën është 19 për koalicionin e majtë dhe 13 për të djathtën, në Berat raporti është 6 me 2, në Vlorë 8 me 4, në Elbasan 8 me 6, në Durrës 7 me 6, në Lezhë 4 me 3, në Dibër 3 me 3, në Korçë 7 me 5 dhe vetëm ne qarkun e Kukësit raporti është 3 me 1 në favor të koalicionit të djathtë. Proçesi i numërimit vazhdon edhe në Tiranë, edhe pse me ritme më të ngadalta ku sërish rezultati është dukshëm në favor të koalicionit të majtë. Ndërkohë që shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhje janë zyrtarizuar në 53,75 %. Të dhënat e fundit nga procesi i numërimit Vazhdon me ritëm të ngadaltë numërimi i votave në katë KZAZ të qarkut Gjirokastër, ku nga 234 kuti janë numëruar 131. Bie në sy kryesimi i thellë i koalicionitë i majtë ndaj atij të djathtë, përkatësisht ASHE me 21.089 vota dhe APMI me 7.299 vota. Në Laç procesi i numërimit të votave vazhdon të jetë i bllokuar. Nga informacionet e fundit mësohet se numërimi ka përfunduar vetëm tek njësia e bashkisë. Në Elbasan ka përfunduar numërimi i votave për 82 qendra vendore të KZAZ-së së bashkisë. Në rang qarku, nga 92 kuti të numëruara PS ka siguruar 14.724 vota, PD 11.769 dhe LSI 4.981. Në Vlorë numërimi është bllokuar. Aktualisht ka tensione mes përkrahësve të partive, por numëruesit janë të vendosur për të vazhduar. Ndërkohë, edhe vetë përfaqësuesit e partive janë të tensionuar, pasi janë në garë për marrjen e një mandati.  *** Në raportimet e mëhershme rezultonte se PD kishte humbur edhe bastionin e fundit të saj, atë të Kukësit, ku projektimi i votave të numëruara ishte në 3 me 1 për koalicionin e djathtë. Lajmi për mundësinë e një ndryshimi të tillë, duke u barazuar në 2 me 2, u njoftua kur kishin mbetur edhe 30 kuti pa u numëruar. Në Kukës, mandati i dytë i opozitës besohej të ishte fituar për shkak të votave të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas shifrave zyrtare që erdhën nga KQZ, aleanca e majtë numëronte 14.086 vota kundrejt 22.195 të aleancës së djathtë. *** Mesnata e dytë e numërimit të votave është prekur ndjeshëm nga rastet e ndalesave provizore, ndonjëherë të stërzgjatura, të procesit të numërimit, teksa disa KZAZ të qytetit të Tiranës raportuan ndërprerjen deri në orët e para të mëngjesit të së martës, ndërsa në disa të tjera vazhdon numërimi me rendiment të ulët edhe për shkak të lodhjes së komisionerëve. Por, ndërprerje pati edhe për shkaqe të pakuptueshme, siç ndodhi në njësinë 8, ku kandidati për deputet i PS-së akuzoi si të qëllimshëm tërheqjen e komisionerëve nga ana e Lulëzim Bashës, pasi sipas tij, kryebashkiaku nuk arriti të pranonte humbjen në zonën ku ai vet banon. Ndërprerje të numërimit pati edhe në KZAZ të qarkut të Beratit, prej lodhjes së numëruesve. Ndërsa Bilishti, Peshkopia e disa zona të tjera e përfunduan numërimin. Shpresohet që dita e martë të jetë dita e përfundimit të numërimit në disa qarqe, teksa Tirana, Durrësi dhe Laçi (si rreth) janë disi mbrapa.  / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›