E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola befason do dite mendoj largimin


Që në moshën 25-vjeçare, mendoja se në të ardhmen do të bëhesha një trajner. Megjithatë, nuk ka ditë që të mos mendoj për largimin tim. Konfratat afatgjata më trembin shumë”.

Fjalë të papritura ato të trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola, i cili në një intervistë për të përditshmen “Marca” nuk jep asnjë garanci për qëndrimin e tij edhe për shumë kohë në stolin drejtues në “Camp Nou”.

”Në jetën time, gjithmonë e kam patur të pamundur të shoh më larg se një vit, një vit e gjysmë. Mbase një pjesë e suksesit tim si trajner vjen edhe sepse nuk shoh gjithmonë se çfarë mund të ndodhë në muajin e ardhshëm, por i marr ndeshjet njëra pas tjetrës. Futbolli është një biznes që mban shumë njerëz me bukë, por si i tillë, është edhe shumë i paparashikueshëm”, shtoi trajneri i ekipit më të fortë në botë.

Një ish-futbollist i madh, Guardiola thotë se edhe pse është i lumtur me profesionin e tij, ka diçka të cilën ua ka shumë zili futbollistëve të tij. “Të qënit trajner është një gjë e bukur, por kur nis ndeshja,  i vetmi vend ku do të doja të isha është fusha e lojës”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Franca "dërrmon" Shqipërinë
Shqipëria është turpëruar edhe më keq në ndeshjen me Francën, e kjo jo për faktin e rezultatit 3-0, por se nuk kanë arritur asnjëherë të pasojnë më shumë se dy herë topin, e jo më të mendonin për të goditur portën kundërshtare. UEFA, 110 mijë euro gjobë Barcelonës
Barcelona u ndëshkua ditën e sotme me 110 mijë euro gjobë nga ana e UEFA-s, pasi disa tifozë ultras të saj lëshuan sende të forta në fushë në Monako, gjatë ndeshjes së Superkupës së Europës përballë Portos. Stankovic: Ibra dëshiron me të vërtetë të largohet
Disa ditë pasi Ibrahimovic befasoi opinionin publik me një deklaratë të papritur, në të cilën shprehej i lodhur nga futbolli, Dejan Stankovic, një prej miqve më të mirë të suedezit, konfirmoi se gjithçka është e vërtetë në shtypin italian. Okazione në Angli, lojtarë të mëdhenj në shitje
Me një numër të madh futbollistësh në fund karriere apo të pakënaqur, Premier League rrezikon të shndërrohet në një “minierë” të artë për të gjithë klubet e tjera të Europës që kërkojnë të përforcohen. Euro 2012, shansi i fundit
Pas Gjermanisë, Spanjës, Holandës dhe Italisë shumë skuadra të tjera do të kenë shansin e fundit për të siguruare kualifikimin për në Euro 2012.

Lajmet kryesore

Peter Lucas komenton vdekjen e Alisë
Gazetari: Ai jetoi nën prangat e trashëgimisë së Hoxhës
Shtohen azilantët shqiptarë
Cmimi i Japonisë, Vettel në pole
Libi, Sirte zgjohet me të shtëna tankesh
Zbrazen varrezat e makinave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›