E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmohet faqja e internetit e EULEX


Një grup piratësh informatikë kanë depërtuar në faqen zyrtare të internetit të misionit EULEX.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, hakersat kanë vendosur në këtë website një mesazh, si dhe një flamur të Serbisë.

Zëdhënësi i misionit evropian, Blerim Krasniqi ka deklaruar se në mesazh pretendohej se, EULEX po favorizon shqiptarët.

EULEX nuk ka kryer ndonjë ndërhyrje të fortë në veri të Kosovës që të tregojë mbështetjen e shqiptarëve, por pavarësisht kësaj pala serbe pretendon se gjithë faktori ndërkombëtar po mbështet Prishtinën në këtë cështje.

E vetmja ndërhyrje ka qenë ajo e trupave të KFOR-it në vendin e quajtur Qeshmellug, pas një sulmi agresiv me armë zjarri të serbëve.

Beogradi zyrtar reagoi i irituar ndaj qëndrimit të KFOR-it, duke kërkuar hetim ndërkombëtar nga Kombet e Bashkuara mbi ngjarjen.

Ndërsa sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen deklaroi disa ditë më vonë se ushtarët e KFOR-it kishin reaguar vetëm për vetëmbrojtje.

Vetë EULEX deklaroi disa ditë më parë përmes zëdhënësit të tij Nicholas Hawton, se prokurorët e misionit do të hetojnë ngjarjen në fjalë, pranë pikës së kalimit të Jarinjes.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova “Veriu”, kushti i Serbisë për dialog
Serbia nuk do të pranoj vazhdimin e dialogut teknik me Kosovën pa e zgjidhur problemin me pikëkalimetnë Bërnjak dhe Jarinjë. Gjilan, protestë për Preshevën
Në kohën kur veriu i Kosovës rrezikon të bëhet pjesë e bisedimeve me Serbinë, shqiptarët e Luginës së Preshevës ngrihen në këmbë kundër diskriminmit të tyre nga shteti i Serbisë. KFOR-i në Veri do të heqë barrikadat
Komandanti i trupave të KFOR-it, Erhard Drews, në konferencën e parë për shtyp, ka deklaruar se cështja e veriut duhet të zgjidhet përmes dialogut politik. FSK, dritë jeshile për misionet e huaja
Kuvendi i Kosovës miratoi të premten projekt/propozimin e qeverisë për përcaktimin e përgjegjësive dhe procedurave të FSK-së, për të marrë pjesë në misionet jashtë vendit. “NATO të qëndrojë në Kosovë”
Kryetari i Parlamentit të NATO-s, Karl Lamers ka deklaruar se Aleanca duhet t’i rishikojë me vëmendje planet për reduktimin e trupave në Kosovë.

Lajmet kryesore

Peter Lucas komenton vdekjen e Alisë
Gazetari: Ai jetoi nën prangat e trashëgimisë së Hoxhës
Shtohen azilantët shqiptarë
Cmimi i Japonisë, Vettel në pole
Libi, Sirte zgjohet me të shtëna tankesh
Zbrazen varrezat e makinave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›