E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola i bënë vend Alcantarës në 11-shje

Kalimi i Thiago Alcantarës të Bayern Munchen thuhet se është çështje e mbyllur. Mesfushori spanjoll pritet ti bashkohet gjatë kësaj jave gjigandit bavarez. Në lëvizje e tillë në merkato pritet të sjellë ndryshime të rëndësishme në skemat taktike dhe në formacionin e Bayern Munchen.

Fakti që Thiago është një prej benjaminëve të Pep Guardiolas atëherë një ose dy mesfushorë aktualë të Bayern priten të sakrifikohen dhe këta janë Toni Kroos ose Bastian Schweinsteiger.

Alcantara pritet të jetë i pazëvëndësueshëm te Bayern, çka do ti shtojë konkurrenc edhe Shaqirit në skuadër. Në skemat në foton në profil mediat kanë parashikuar formacionin e Bayernit me Alcantarën në fushë./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›