E Diel, 1 Nëntor 2026

AKR-së i bashkohen anëtarë dhe aktivistë të LVV në Kamenicë

Dhjetë ish antarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, iu bashkuan degës së AKR-së në Kamenicë. Në disa takime të mbajtura në selinë e degës së AKR-së ata u mirëpritën nga Kryetari i degës Fatmir Matoshi dhe nga kryetarja e Forumit të Gruas së AKR-së Besarta Kallaba.

"Anëtarët e rinje te AKR, ish aktivist te LVV do te gjejnë gjithë hapsirën qe u ka munguar ne subjektin ku ata mund te kene humbur kohe, por jo edhe perkushtimin, energjitë dhe njohuritë për një të ardhme më të mirë për Kosovën dhe Kamenicën. AKR angazhohet në frymë ekipore, dhe anetarët e sapo ardhur tashmë janë pjesë vitale e ekipit të AKR për Kamenicën. Do të punojmë ngushtë së bashku që qytetarët e Kamenicës të perfaqësohen denjësisht.” tha kryetari Fatmir Matoshi, njofton AKR përmes një komunikate.

Në emër të anëtarëve të rinjë Arton Maliqi dhe Valbona Spahiu kanë deklaruar: "Duke marrë në konsideratë se ne kemi mbetur po ata qe kemi qenë, por ndryshimi ka ndodh ne LVV dhe ne nuk pershtatemi më me keto ndryshime që ndodhen atje, ne i bashkohemi sot AKR-së si forca më serioze dhe me programin më të mirë për komunën dhe angazhohemi per implementimin e ketij programi". Në AKR janë paralajmëruar edhe aderime të reja në ditët në vijim./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›