E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola respekton Ramazanin për Shaqirin e Riberyn

Pep Guardiola ka trajtim ndryshe për Xherdan Shaqirin dhe Frank Riberyn në seancat stërvitëse. Sipas një mediumi gjerman, trajneri spanjoll e ka parasysh se Ribery dhe Shaqiri janë duke e agjëruar Ramazanin dhe se për ta ka kërkuar ushtrime më të lehta.

Vetëm pjesët taktike të stërvitjeve janë duke vlejtur për Shaqirin dhe Riberyn, ndërsa fitnesi dhe pjesa e ushtrimeve fizike janë më të rezervuara për ta.

Guardiola këtë praktikë ndaj lojtarëve që agjërjnë e kishte përdorur edhe te Barelona kur Seydou Keitas dhe Eric Abidal shpeshehrë u jipte pushim për shkak të Muajit të Ramazanit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›