E Hënë, 2 Nëntor 2026

Guerot: Asociacioni nuk është një Republikë Serbe

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk prodhon domosdoshmërisht një ‘Republikë Serbe’.

Sipas tij, Asociacioni nuk ka funksion legjislativ dhe do të jetë nën kushtetutë, e jo pjesë e saj siç është ‘Republika Serbe’.

Guerot tha se në rast se Kosova e dërgon draftin në Gjykatën Kushtetuese, ky veprim do ta ndryshonte shumë atmosferën në kryeqytetin e tij.

Ambasadori francez këtë deklaratë e bëri në një konferencë të organizuar nga Lëvizja FOL dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike me temën “Kosova drejt Bashkimit Evropian: Rruga drejt një zgjidhjeje”.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›