E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Gugash Magani është trajneri i ri i KF Tirana

TIRANË, 6 nëntor /ATSH/ Gugash Magani është trajneri i ri i KF Tirana.

Klubi i Futbollit Tirana njoftoi sot se ka emëruar në krye të pankinës bardheblu trajnerin Gugash Magani.

Magani ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit bardh’e blu.

Ai sëbashku me zv. trajnerin Klodian Dervishi kanë marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të ditës së sotme, pas largimit të Bledi Shkëmbit ditën e djeshme.

1 nga 2

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›